Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Banorët në panik/ Zjarr i fuqishëm në Gramsh, situata del jashtë kontrollit, flakët përhapet drejt fshatit Snosem
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në zonën e Vgjeshtës në fshatin Sojnik njësia a,d ,m Kukur pasditen e djeshme , sot kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur me shpejtësi drejt territorit të fshatit Snosem. Flakët, të ndihmuara nga era dhe thatësira, janë afruar rrezikshëm pranë banesave në fshatin Snosëm . Florenc Sene, një banor i zonës, ka telefonuar në redaksinë e Fax News për të bërë një apel të fortë për ndihmë. “Zjarri është shumë i madh. Çdo orë po afrohet gjithnjë e më shumë te shtëpitë tona. Kemi frikë për jetën dhe pasurinë. Ju lutem, na ndihmoni!”, – tha ai në një lidhje telefonike. Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shërbimet zjarrfikëse dhe institucionet përkatëse, pasi situata po bëhet gjithnjë e...