“Duhet të punojë shumë”, trajneri i Burnley flet për gjendjen e Armando Brojës: Nuk dua ta rrezikoj

“Duhet të punojë shumë”, trajneri i Burnley flet për gjendjen e Armando Brojës: Nuk dua ta rrezikoj

Armando Broja u zyrtarizua te Burnley pak ditë më parë. Sulmuesi shqiptar u zyrtarizua te ekipin anglez, doli në stërvitje dhe një ditë më vonë Burnley luajti miqësoren e fundit kundër Lacios. Megjithatë trajneri Scot Parker e la jashtë Brojën nga kjo miqësore dhe pas ndeshjes shpjegoi gjithçka në lidhje me këtë vendim. “U stërvit një ditë para ndeshjes me Lacion për herë të parë dhe ishte stërvitje e lehtë. Duket mirë, duket mirë fizikisht, i gatshëm, pa probleme. Thjesht duhet të punojë pak më shumë tani dhe të jetë pak i shpejtë sepse nuk ka punuar shumë në pjesën e mëparshme. Nuk dua që t’i vë shumë peshë tani apo ta rrezikoj”, tha trajneri i Burnley. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/