Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Balotelli kujton eksperiencën te… Barcelona: Skuadër e papërmbajtshme, mund të fitonim 15-0
Nesër mbush 35 vjeç, por Mario Balotelli ende ruan disa ëndrra për t’i realizuar në futboll. Kanë kaluar kohët kur sulmuesi italian ishte në qendër të polemikave brenda dhe jashtë fushës. Sot, “SuperMario” është baba i dy fëmijëve dhe mendon ndryshe. Pas përfundimit të eksperiencës te Genoa me vetëm 6 paraqitje dhe asnjë gol, ai vazhdon të stërvitet çdo ditë në pritje të një mundësie tjetër, përpara se të ribashkohet me vëllain e tij Enock, aktualisht te Vado në kategorinë e katërt të Italisë, dhe ta mbyllë karrierën duke luajtur me të. Këtë e deklaroi për “Gazzetta dello Sport”: “Dua të luaj edhe dy ose tri vite të tjera si profesionist, pastaj do të shkoj te vëllai im Enock. Tani ai luan te Vado si...