Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi e bën dalje Esposito, sulmuesi i ri do të firmosë kontratë 5-vjeçare me ekipin tjetër të Serie A
11 Gusht 2025 12:22 Alfred Lleshi Sebastiano Esposito po kalon nga Interi te Cagliari. Sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore në “Villa Stuart” dhe më pas do të udhëtojë drejt Sardenjës për të firmosur kontratën 5-vjeçare me klubin “rossoblù”. Cagliari fitoi garën ndaj Parmës, pasi vetë lojtari preferoi këtë destinacion. Marrëveshja me Interin parashikon huazim falas, me detyrim blerjeje për 4 milionë euro, plus 40% të shumës nga një shitje e ardhshme mbi këtë vlerë. Esposito do të fitojë 750 mijë euro në vit deri më 2030, me bonuse sipas paraqitjeve personale dhe të ekipit. Pas pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve me Interin në SHBA, sezonin e kaluar ai regjistroi 37 paraqitje me Empolin në kampionat dhe Kupën e Italisë, duke shënuar 10 gola dhe dhënë...