Denoncon Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat (Video)

Denoncon Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat (Video)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për situatën alarmante të ndotjes në zonën e Selitës, në Tiranë. Përmes një postimi në Instagram, Braçe denoncon ndotjen me plehra apo hedhjen e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat. “Në këtë qytet po s’u çmende është fat! Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4. Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu! Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të...