Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi heq dorë nga Lookman, asnjë përpjekje shtesë. Napoli vigjëlon në pritje…
Çfarë do të ndodhë me Ademola Lookman, sulmuesin e dëshiruar nga Interi, i bllokuar nga Atalanta? Ky “bllokim” veror është ngjarja kryesore e merkatos, me një rrezik të fshehtë që përfshin lojtarin, klubet dhe Napolin, që e ndjek nga afër. Atalanta nuk dëshiron ta shesë sulmuesin e vet të çmuar dhe problematik te një konkurrent direkt si Interi, ndaj nuk dëshiron të flasë për çmimin. Nga ana tjetër, Interi është i vendosur të mos bëjë oferta të tjera shtesë derisa Atalanta dhe Lookman ta zgjidhin vetë situatën. Një ofertë e re do të vijë vetëm nëse do të ketë çmim real për t’u negociuar, brenda buxhetit të klubit zikaltër, që është rreth 45 milionë eurosh, plus 5 milionë bonuse. Atalanta dëshiron ta marrë shumicën e...