Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rodrygo nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonso, dy gjigantët anglezë duan sulmuesin brazilian
Verë e zhurmshme e merkatos te Real Madridi për shkak të Rodrygo. Sulmuesi brazilian 24-vjeçar, dikur i konsideruar si shtyllë afatgjatë në sulmin e “Los Blancos”, tani ka përfunduar me rol të margjinalizuar nën drejtimin e Xabi Alonso, për shkak të konkurrencës së shtuar në repartin ofensiv. Kjo situatë e shtyn atë të mendojë për një aventurë të re larg “Santiago Bernabeu”. Në Europë interesimi është shumë i lartë për brazilianin, veçanërisht nga Premier League. Sipas asaj që raporton “Caughtoffside”, Liverpool-i e ndjek nga afër lojtarin dhe e konsideron si alternativën e parë në rast se nuk arrin të marrë Alexander Isak nga Newcastle. Ish-lojtari i Santos, me 14 gola dhe 11 asistime në sezonin e fundit, është në shënjestrën edhe të Arsenalit, që e...