Daku bie në lupën e Fiores, shifra të lartë për sulmuesin kuqezi

Daku bie në lupën e Fiores, shifra të lartë për sulmuesin kuqezi

Mirlind Daku në vend të Moise Kin te Fiorentina. Kjo është risia e madhe për sulmuesin kuqezi i cili edhe pse ka rinovuar deri në 2029 me Rubin Kazan është futur në orbiten e klubit të njohur italian. Sulmuesi dardan në këtë start të Premier Ligës ruse ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asist në pesë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës. Praktikisht Daku ka shënuar ndaj CSKA Moskë, dy gola ndaj Soçi, një tjetër ndaj Orenburg në Kupë, po një tjetër ndaj Zenit në kampionat. Ndërkohë mësohet se Fiore po bën gati të ndahet me Kin i cili me gjasë ka si destinacion Arabinë Saudite ndërsa e shohin ish sulmuesin e Kukësit si zëvendësuesin ideal në majë të sulmit. Aq më...