Hansi Flick flet “pa dorashka”, mesazh përbashkues për Barcelonën: Duke folur, njerëzit kuptohen…

Hansi Flick flet “pa dorashka”, mesazh përbashkues për Barcelonën: Duke folur, njerëzit kuptohen…

Trofeu “Joan Gamper” solli gola, shpresë dhe një mesazh të qartë nga trajneri i Barcelonës. Hansi Flick, pas një fjalimi në spanjisht, që nxiti buzëqeshje, në prezantim (faleminderit shumë, por mendoj se do të vazhdojmë në anglisht), e përmblodhi filozofinë e tij në TV3 me një frazë që vlen si për dhomën e zhveshjes, ashtu edhe për jetën: “Duke folur, njerëzit kuptohen”. Fitorja e thellë ndaj Como-s forcoi besimin e tij: “Për nga mënyra si luajtëm me topin, si krijuam raste…, bëmë shumë mirë. Mund ta përmirësojmë pak presionin, por jam i kënaqur”. Flick theksoi gjithashtu kontributin e tri blerjeve të verës: Joan Garcia, Rashford dhe Roony: “Cilësia e skuadrës mund të përmirësohej dhe kjo është ajo që duam me këto tri përforcime. Të tre...