Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Humbi 4-1 ndaj Chelsea, nuk alarmon Allegri: Tani nisin ndeshjet që vlejnë vërtet
Në përfundim të miqësores së humbur 4-1 ndaj Chelsea, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për mikrofonat e “Milan TV”. Ja të gjitha deklaratat e trajnerit toskan për kanalet zyrtare të klubit: “Le të themi që mbi të gjitha e mbyllëm pa dëmtime të djemve, kjo ka rëndësi të madhe. Në këtë muaj të parë pune kemi bërë stërvitje intensive dhe miqësore të nivelit të lartë. Ndaj Chelsea, për fat të keq, nuk e nisëm mirë, pësuam shpejt dy gola që ndoshta mund t’i shmangnim. Megjithatë, më pas skuadra qëndroi mirë me 10 lojtarë. Vrapoi, mbajti mirë fushën, bëri një stërvitje të mirë. Le të themi që duhet të jemi të kënaqur me punën e bërë. Tani nga e marta nis zbritja e ngrakesave, që...