Merkato e klubeve të mëdha italiane, në skenë futen edhe lojtarë cilësorë shqiptarë

Merkato e klubeve të mëdha italiane, në skenë futen edhe lojtarë cilësorë shqiptarë

Adriatik BALLA Merkato e kësaj vere është prej më të bujshmeve, nëse jo më i pasuri, sa u takon lëvizjeve të futbollistëve shqiptarë. Kalimi i Ardon Jasharit te Milani është lëvizja bindshëm më e madhe e kësaj vere dhe prej lëvizjeve më të mëdha në histori sa u takon lojtarëve shqiptarë. Jashari më 6 gusht kompletoi kalimin nga Klub Bruzhe te Milani i famshëm italian. Me Milanin ka firmosur për pesë vjet. 23-vjeçari ka insistuar për kalim te kuqezinjtë dhe në fund e arriti qëllimin. Transferimi i reprezentuesit të Zvicrës i kushtoi Milanit plot 39 milionë euro. Jashari debutoi të shtunën dhe u vlerësua për paraqitjen, ndonëse ndeshja ishte miqësore. Ai pritet të jetë lider i mesfushës së Milanit, bashkë me ikonën kroate, Luka Modriç....