Gola dhe spektakël, Barcelona i jep leksione Como-s së Fabregas dhe fiton trofeun “Joan Gamper” (video)

Gola dhe spektakël, Barcelona i jep leksione Como-s së Fabregas dhe fiton trofeun “Joan Gamper” (video)

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke përfituar nga një top i humbur nga miqtë, ylli i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 35-të ishte sërish Fermin Lopez, që shënoi një tjetër gol të bukur, me një goditje klasi prapë nga kufijtë e zonës së rreptësisë. 22-vjeçari i shumë kërkuar këtë merkato, nuk heziton të tregojë cilësinë dhe klasin e tij, sa herë që i jepet mundësia nga Flick. Dy minuta më pas, ishte Raphinha që tundi rrjetën për herë të tretë, pas asistit të marrë nga Marcus Rashford....