Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona “argëtohet” me Como-n, katalanasit të papërmbajtshëm në pjesën e parë (video)
Barcelona po përballet me Como-n në stadiumin “Johan Cruyff” për trofeun “Joan Gamper”. Pjesa e parë është mbyllur 4-0 për ekipin e drejtuar nga Hansi Flick. Katalanasit e nisin me këtë formacion zyrtar: Joan Garcia; Eric Garcia, Araujo, Cubarsí, Balde; Frenkie de Jong, Pedri, Fermín; Raphinha, Rashford, Lamine Yamal. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke përfituar nga një top i humbur nga miqtë, ylli i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 35-të ishte sërish Fermin Lopez, që shënoi një tjetër gol të bukur, me një goditje klasi prapë nga kufijtë e zonës së rreptësisë. 22-vjeçari i shumë kërkuar këtë merkato, nuk heziton të tregojë cilësinë dhe klasin...