Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Serxho Ujka e bën “sefte” në Belgjikë, i tund rrjetën Anderlehtit të Besnik Hasit
Serxho Ujka ka festuar sot golin e tij të parë në Belgjikë. Futbollisti shqiptar ka shënuar në fitoren 3-2 të Zulte Varegemit. Ish-lojtari i Egnatias ka kërcyer mbi mbrojtësin kundërshtar gjatë një goditjeje nga këndi në minutën e 69 të ndeshjes dhe me një gjuajtje me kokë mposhti portierin e Anderlehtit. Një gol që në fund të takimit rezultoi vendimtar, pasi vendosi fatin e këtij takimi. Një nisje pozitive e aventurës së re për Serxho Ujkën, që tashmë ka mundësinë të dëshmojë veten e tij në Europë./Sport Ekspres/