Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter interesohet për Donnarumma-n, italiani do një tjetër ekip
10 Gusht 2025 19:35 Telesport Ditën e djeshme, PSG ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Chevalier nga Lille për 40 milionë euro plus 15 milionë euro të tjera bonuse. Ardhja e 23-vjeçarit hap rrugën për largimin e Gigio Donnarumma-s. Portieri italian edhe pse ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në suksesin e sezonit të kaluar për parizienët, do largohet sepse nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës. Duke qenë se i skadon kontrata pas një viti, PSG ka vendosur çmimin 30 milionë euro për kartonin e Donnarumma-s. Mediat italiane raportojnë se Inter po ndjek me vëmendje situatën e Donnarumma-s dhe nuk do ishte çudi nëse do tentonte transferimin e tij. Në anën tjetër, Gigio Donnarumma është më...