Milionat nuk mjaftojnë, Crystal Palace mposht Liverpool-in falë “ruletës ruse” dhe fiton Community Shield (video)

Milionat nuk mjaftojnë, Crystal Palace mposht Liverpool-in falë “ruletës ruse” dhe fiton Community Shield (video)

Sezoni i ri nis me surpriza në Angli. Crystal Palace ka fituar Community Shield, duke mposhtur në finale Liverpool-in, nga pika e bardhë e penalltive 3-2, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Crystal Palace fitoi FA Cup sezonin e kaluar ku mundi në finale Man. City, ndërsa Liverpool është kampioni në fuqi i Premier League. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot e nisi finalen në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh vetëm pas 5 minutash lojë. Dy blerjet e bujshme të kësaj vere, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, kombinuan në mënyrë perfekte mes tyre dhe sulmuesi i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro në total, dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 15-të, kapiteni Van Dijk pengon brenda zonës...