Zbulohet premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Zbulohet premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar i lirë dhe u transferua te Milan. Pavarësisht largimit të tij, lidhjet e Modric me klubin madrilen mbeten të forta. Sipas disa mediave spanjolle, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i hapur për të mirëpritur rikthimin e Modric, por këtë herë në një rol të ri, jo më si lojtar. Sipas “Defensa Central”, Modric i ka treguar Perez-it dëshirën e tij për të filluar karrierën si trajner në të ardhmen e afërt. Presidenti i “Los Blancos” u përgjigj pozitivisht, duke i premtuar Modric-it se dyert e Real Madridit do të jenë gjithmonë të hapura për të që të fillojë udhëtimin e tij në akademinë e...