Modric debuton me humbje, Chelsea nuk e “llogarit” Milanin dhe fiton pastër miqësoren (video)

Modric debuton me humbje, Chelsea nuk e “llogarit” Milanin dhe fiton pastër miqësoren (video)

Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion titullar: Sanchez; James, Chalobah, Tosin, Cucurella; Caicedo, Enzo, Palmer; Gittens, Joao Pedro, Neto. Milan e nisi me këtë formacion titullar: Maignan; Terracciano, Coubis, Tomori, Bartesaghi; Musah, Ricci, Fofana; Saelemaekers, Loftus-Cheek; Leao. “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca e gjetën në avantazhin e dy golave, shumë shpejt. Në minutën e 5-të, një top i krosuar në zonë nga Reece James përfundon në rrjetë pas përplasjes me mbrojtësin e Milanit, Andrei Coubis. Pas 3 minutash, Joao Pedro shënon golin e dytë për të zotët e shtëpisë, pas krosimit perfekt nga Pedro Neto dhe finalizimit me kokë nga sulmuesi brazilian. Në minutën e 19-të, Milan mbetet me 10 lojtarë,...