“Çmimet po rriten vit pas viti”/Pushuesit nga Kosova japin vlerësimin e tyre, për turizmin: Durrësi s’është më si dikur

“Çmimet po rriten vit pas viti”/Pushuesit nga Kosova japin vlerësimin e tyre, për turizmin: Durrësi s’është më si dikur

Afërsia gjeografike dhe çmimet e përballueshme e kanë mbajtur këtë qytet në listën e zgjedhjeve të para për ta. Një nga elementët më të rëndësishme të turizmit veror në Durrës ka qenë gjithmonë fluksi i pushuesve nga Kosova. Por këtë verë, duket se ka një rënie në numrin e tyre, të paktën sipas disa prej pushuesve. “Nga Ferizaj i Kosovës, vij që 9 vite. Ta shoh si do kaloj sivjet, se pritja nuk është e mirë. Nuk na presin mirë. Ma shtrenjt se vitet tjera,” shprehet një prej tyre. “Më pak ka pas vizitor se vjet, për shkak të çështjes ekonomike ndoshta,” thotë një tjetër. Një tjetër pushues shton: “Po mirë është, super është, normal është vend turistik. Çdo vit po pakohen nga pak, qysh...