Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedi për sportin, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event
Bota e boksit është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Japoni. Dy boksierë japonezë humbën jetën si pasojë e dëmtimeve cerebrale të pësuara gjatë ndeshjeve të tyre, të zhvilluara në të njëjtin event. Tragjedia ndodhi gjatë eventit sportiv të Korakuen Hall të Tokios, më 2 gusht. Viktimat janë Shigetoshi Kotari dhe Hiromasa Urakawa, të dy 28-vjeçarë, të cilët ndërruan jetë të premten dhe të shtunën. Pas ndeshjeve, të dy boksierët u dërguan menjëherë në spital dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, por nuk mbijetuan. Sipas Tsuyoshi Yasukochi, sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Japonez të Boksit, kjo është hera e parë në histori që dy boksierë operohen për hematoma në tru pasi morën pjesë në të njëjtin event. Edhe rivali i Kotarit, Yamato Hata,...