Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dinamo zyrtarizon Bernard Berishën, vjen firma
Dinamo ka bërë goditjen e madhe në merkato, teksa ka firmosur së fundmi me lojtarin dardan, Bernard Berisha. Ka qënë klubi dinamovit që ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Postimi: Bernard Berisha vishet blu! Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu. Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi. Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja.