Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

Nga Andi Bushati Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë, për të mbyllur televizionin News 24, dhe për të penguar gazetarët të shkonin në punë, Edi Rama hyri si i ftuar i Ylli Rakipit. Ishte koha e kanabizimit të vendit dhe e shpërthimit të skandaleve të para korruptive, që kishin filluar ta gërvishtnin portretin e prijësit të 1 milionë shuplakave. Me zakonin e tij të përhershëm, për të mohuar realitetin duke sulmuar ata që e vizatojnë atë, ai kishte hedhur në treg termin “kazan”, për të përshkruar ato media dhe gazetarë që nuk i shkonin pas fijes. Në stilin e tij karakteristik, Rakipi e pyeti nëse edhe pronarët e mediave i konsideronte si të tillë....