Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ka 3 oferta nga Premier League, Fermin Lopez merr vendimin e karrierës
10 Gusht 2025 14:15 Telesport Fermin Lopez nuk ka frikë nga konkurrenca. Mesfushori ka vendosur për të mos u larguar nga Barcelona në merkaton e verës. Lajmin e raporton gazeta katalanase “Sport”. 23-vjeçari ka interes nga klube nga Aston Villa, Chelsea dhe Manchester United, por preferon të vijojë në “Camp Nou”. Barcelona ishte e hapur për shitjen e tij deri para disa javësh, por situata ndryshoi shpejt. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë si lojtar. Fermin Lopez raportohet se ka blerë një shtëpi pranë qendrës stërvitore të Barcelonës dhe është ambientuar plotësisht me jetën në qytetin bregdetar.