Radha për një mbrojtës, Liverpool mbyll merkaton me lëvizjen e fundit

Radha për një mbrojtës, Liverpool mbyll merkaton me lëvizjen e fundit

10 Gusht 2025 11:04 Telesport Liverpool po ndërton një skuadër të fortë këtë verë nën drejtimin e trajnerit Arne Slot. Pas disa përforcimeve në sulm dhe mesfushë, klubi synon të afrojë një mbrojtës cilësor. Emri kryesor është Marc Guehi i Crystal Palace, i cili është në vitin e fundit të kontratës. Liverpool është favorit për firmën e tij, përkundër konkurrencës nga Chelsea dhe Newcastle. Palace kërkon rreth 40 milionë euro për ta lejuar largimin. Guehi ka një marrëveshje personale me klubin dhe preferon kalimin te Reds.