Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidenti te ‘Qafa e Koshovicës’/ Arrestohet 45-vjeçari, i ndërpreu rrugën automjetit tjetër
Policia e Fierit ka vendosur në pranga shoferin 45-vjeçar i cili para dy ditësh shkaktoi një aksident në vendin e quajtur ‘Qafa a Koshovicës’. Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se dyshohet se Michele Angelo i preu rrugën makinës ‘Benz’ ku mbetën të lënduar 4 persona. Pas aksidentit 45-vjeçari banues në Itali u largua nga vendi i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur në datë 08.08.2025, në vendin e quajtur “Qafa a Koshovicës”, ku mbetën të dëmtuar katër shtetas, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja. Në përfundim...