Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek

Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë me tepër se 37 mijë shtetas. Ajo që përsëritet edhe njëherë tjetër këtë vit është mungesa e personelit në palën greke dhe puna me sportele të reduktuara në pikën e kalimit kufitar të Krystallopigi. Radha e mjeteve që presin të hyjnë drejt vendit tonë i kalon 2 km. Nga ana tjetër, pala shqiptare është duke punuar me kapacitete maksimale për të evituar radhët e gjata ndërsa në ditët në vijim pritet një numër edhe më i lartë hyrje- daljesh.