Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
“Union Bank, më shumë se 23 milionë euro financim për agrobiznesin”
Intervistë me Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit SME në Union Bank Union Bank ka mbështetur me më shumë se 23 milionë euro financime sektorin e agrobiznesit.Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Union Bank, thotë për “Monitor” se, pavarësisht sfidave të mëdha strukturore që shtron bujqësia, banka prej më shumë se katër vjetësh po financon me paketa produktesh të posaçme këtë sektor.Lidhur me programet lehtësuese të përgatitura së fundmi nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, znj. Gogaj thotë se pritshmëritë e bankës janë të ulëta.Sipas saj, fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.Ajo shprehet se zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe...