Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmuesi shqiptar e nis me gol sezonin e ri në Angli
Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mrië të mundshme sezonin e ri në Angli. Mehmeti vijon të ruaj dormën fantastike të një sezoni më parë me Bristol City-n, teksa sot ka shënuar në ndeshjen e parë të kampionatit. Bristoli është duke fituar me shifrat 4-1 kundër Sheffield Udited-it në transfertë dhe goli i tretë mban pikërisht autorësinë e Mehmetit. Ky i fundit e ndali topin në rrjetë pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, duke i dhënë më tepër qetësi skuadrës së tij.