Malick Thiaw drejt Newcastle për 40 milionë euro, Tare ka në listë dy emra për të forcuar mbrojtjen

Malick Thiaw drejt Newcastle për 40 milionë euro, Tare ka në listë dy emra për të forcuar mbrojtjen

Fabrizio Romano dhe jo vetëm, raportojnë se Malick Thiaw mund të quhet lojtari më i ri i Newcastle. “Qymyrxhinjtë” kanë arritur marrëveshjen me Milanin për transferimin e mbrojtësit gjerman për 40 milionë euro, bashkë me bonuset. Ditë më parë, Newcastle kishte arritur marrëveshjen personale me lojtarin, por Milan kishte refuzuar, por oferta e fundit e anglezëve ka qenë në pritshmëritë e kuqezinjve. Në anën tjetër, Igli Tare, i cili ndodhet aktualisht në Angli, një nga arsyet për të arritur marrëveshjen me Newcastle, ka në listë dy emra për të forcuar mbrojtjen e kuqezinjve. I pari është qendërmbrojtësi i Parmës, Giovanni Leoni, për të cilin ka interes të madh edhe nga Inter, por edhe nga shumë klube të tjera të njohura. Parma e vlerëson 18-vjeçarin 40...