Jashari shkëlqen me Milanin në debutim

Jashari shkëlqen me Milanin në debutim

Ardon Jashari ka debutuar nga minuta e parë sot në miqësoren që Milani zhvilloi me anglezët e Lids, ndeshje e cila u mbyll në barazim 1-1. Një paraqitje mjaft pozitive ajo e Jasharit, i cili tregoi personalitet në fushë, duke dhënë sinjale se këmbëngulja e gjatë e Igli Tares dhe Milanit ia ka vlejtur. Milani arriti të shënoijë i pari në minutën e 31-të me anë të Gimenez, duke e mbyllur kështu në avantazh fraksionin e parë të lojës. Në pjesën e dytë kuqezinjtë bënë disa zëvendësime, ndërsa Lids arriti të barazojë shifrat në 1-1 me anë të Staç, në minutën e 67-të. Një gafë e portierit Teraçano, që pësoi një gol që me pak kujdes duhet të ishte neutralizuar. Ndërkohë paraqitja e Estupian i...