Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fluks emigrantësh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 11 mijë në hyrje dhe rreth 9 mijë në dalje vetëm dje
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar sot një fluks të lartë hyrjesh nga Greqia drejt Shqipërisë. Dhjetëra automjete janë rreshtuar në kolonë, ndërsa pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe dy në dalje, duke aplikuar procedurë të përshpejtuar për të shmangur pritjet e gjata. “Po vij nga Selaniku me nipërit dhe po shkoj në Korçë. Pala greke punonte me dy sportele dhe kalova për dy minuta, s’pati probleme. Do rri të bëj Shën Mërinë dhe do kthehem”, shprehet një emigrant korçar. Nga ana tjetër, pala greke ka hapur katër sportele në dalje, por për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që po kthehen për pushime, është krijuar ngarkesë në segmentin kufitar. “Situata në krahun grek të doganës ishte...