Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Topi i Artë”/ Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun
Pas publikimit të 30 kandidatëve për “Topin e Artë” nga “France Football” është ndezur përpara kohe gara mediatike për të përcaktuar favoritët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit. Megjithëse në listën e zgjeruar bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit, vetëm tre prej tyre do të shkojnë si finalistë në Paris për mbrëmjen gala më 22 shtator. Sa i përket parashikimeve, në krye të listës qëndron Ousmane Dembele. Sulmuesi I rilindur te Paris SG, ishte protagonist absolut në sezonin e fundit, duke ndihmuar parizienët të fitojnë gjithçka të mundëshme, përfshirë edhe Champions League për herë të parë në histori. Duke qëndruar në këto parashikime, Dembele ka një sfidë të fortë me Lamine Yamal, talentin e Barcelonës, pa asnjë diskutim njeriu I titullit...