Daku i papërmbajtshëm! Shqiptari shënon sërish në Rusi, por skuadra e tij mundet me rezultatin e thellë

Daku i papërmbajtshëm! Shqiptari shënon sërish në Rusi, por skuadra e tij mundet me rezultatin e thellë

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Premier League në Rusi, ku ka shënuar sërish ditën e sotme. Megjithatë duhet theksuar se goli i Dakut për Rubin Kazan ka qenë thjeshtë një statistikë pozitive për sulmuesin kuqezi, pasi skuadra e tij është mundur me rezultatin e thellë 5-1 nga vendasit e CSKA-së së Moskës. Daku arriti të shkurtojë përkohësisht diferencën në minutën e 40-të të pjesës së parë pasi vendasit e CSKA-së kishin shënuar më herët 3 gola. Ndërkohë që në pjesën e dytë CSKA do të shënonte dhe dy herë të tjera. Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi në katër javët e para në kampionatin rus. Daku udhëheq momentalisht tabelën e golashënuesve sëbashku me Rakov dhe Batrakov.