Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Aksioni u zhvillua nga DVP Lezhë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe Guardia di Finanza italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri. Mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari F.M. nga Malësia e Madhe, me precedentë të rëndë kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë në Itali si kreu i një grupi kriminal në qytezën e Lecco-s pranë Milanos. Ai akuzohet se dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak drejt Italisë. Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy drejtues të një mikrobusi...