Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Trajneri i Burnley kursen Armando Brojën kundër Lacios, debutimi i shqiptarit shtyhet për Totenhemin
Armando Broja është zyrtarizuar në ekipin e Burnley në ditën e djeshme. Sipas informacioneve të para, pritej që sulmuesi shqiptar të ishte në stol për ndeshjen e sotme miqësore të Burnley kundër Lacios. Megjithatë trajneri i Burnley ka vendosur që ta kursejë futbollistin shqiptar. Nga frika e një dëmtimi tjetër dhe mungesën e stërvitjeve pasi ka zhvilluar vetëm një seancë me Burnley, trajneri ka vendosur që Broja të mos luajë në miqësoren e sotme ndaj Lacios. Kështu debutimi i shqiptarit do të shtyhet për ndeshjen e parë në Premier League kundër Totenhem. /Sport Ekspres/