Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
A dini se Izraeli ka vrarë më shumë se 800 sportistë në Gaza, i fundit ishte “Pele palestinez”
Më shumë se 800 sportistë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023. Pra, është dhe komuniteti sportiv që vuan nga bombardimet, uria dhe infrastruktura e shembur, thanë zyrtarët palestinezë. Shoqata Palestineze e Futbollit (PFA) tha se 421 futbollistë, pothuajse gjysma e të cilëve ishin fëmijë, ishin midis 808 sportistëve të vrarë në Gaza në 22 muajt e fundit. Viktima e fundit ishte ish-lojtari i kombëtares palestineze Suleiman Obeid, i njohur si “Pele i Palestinës”, i cili u vra të mërkurën në një sulm izraelit në Gaza ndërsa priste ndihmë humanitare, thanë burime mjekësore. PFA tha në një deklaratë: “Ish-lojtari i kombëtares Suleiman Obeid u vra gjatë një sulmi nga forcat pushtuese ndërsa priste ndihmë humanitare në Rripin e...