Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Klubi ku shkëlqeu Armando Broja, Vitesse fshihet nga harta e futbollit profesionist
Pas 133 vitesh histori, klubi legjendar holandez Vitesse ka mbyllur zyrtarisht kapitullin e tij në futbollin profesionist. Gjykata civile në Utrecht ka refuzuar apelimin e klubit, duke konfirmuar vendimin e Federatës së Futbollit të Holandës (KNVB) për të revokuar përgjithmonë licencën profesionale të skuadrës nga Arnhem. Pavarësisht përpjekjeve të fundit të drejtuesve të klubit për të bindur gjykatën mbi një strukturë të re pronësie dhe garanci të reja financiare, apeli u hodh poshtë. Gjykata argumentoi se federata ka vepruar në mënyrë të arsyeshme dhe brenda kompetencave të saj ligjore. Ky vendim i prerë vjen pas muajsh trazirash dhe pasigurish, duke vulosur zyrtarisht fundin e Vitesse si një entitet profesionist në futbollin holandez. Rënia e Vitesse nuk ishte një surprizë për komunitetin sportiv. Prej vitesh, klubi...