Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tudor para miqësores ndaj Borussia Dortmundit: Kemi punuar fort, duam ta testojmë veten ku jemi
Igor Tudor prezantoi ndeshjen miqësore Borussia Dortmund–Juventus, e planifikuar për nesër në orën 17:30. Ja deklaratat e tij në konferencën për shtyp: Çfarë jave keni kaluar?Një javë e bukur pune, vend shumë i mirë, nuk kishte vapë. U punua mirë, u punua aq sa duhej. Djemtë, si gjithmonë, janë të gatshëm, me shumë dëshirë dhe profesionalizëm të madh. Nesër është një ndeshje e bukur, ndaj një kundërshtari me nivel, stadiumi pritet të jetë plot. Do të jetë mirë të verifikojmë veten, t’u japim minuta loje lojtarëve mbi të gjitha, sepse kjo ka rëndësi. Deri tani kemi zhvilluar vetëm 45 minuta lojë, kështu që duhet ta rrisim pak minutazhin dhe të provojmë t’ua japim të gjithëve. Kemi këtë ndeshje, pastaj Atalantën dhe të mërkurën luajmë ndaj...