Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dëmtimi i Lewandowskit, më serioz së dukej. Humb startin e La Liga-s, por rrezikon edhe më shumë
9 Gusht 2025 14:12 Alfred Lleshi Lajm i hidhur për Barcelonën. Sipas të përditshmes “AS”, Robert Lewandowski mund të mungojë deri në tri javët e para të La Liga-s për shkak të një shqetësimi në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Në komunikatën e djeshme, sulmuesi polak u njoftua si mungesë për “Trofeun Gamper” ndaj Comos, por dëmtimi pritet ta mbajë jashtë fushës për më shumë se disa ditë. Madje, sipas burimeve spanjolle, nuk përjashtohet mundësia që polaku të rikthehet vetëm pas pushimit të klubeve për ndeshjet e kombëtareve, në mesin e shtatorit. Edhe pse nuk duket një dëmtim i rëndë, nuk është hera e parë që 37-vjeçari ndien probleme të këtij lloji. Për këtë arsye, klubi katalanas do të veprojë me kujdes dhe maturi,...