Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka
Ministria e Mbrojtjes ka lajmëruar se po përpiqen të izolojnë zjarret, që janë të përqëndruara në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë. Mësohet se në: Finiq – Në fshatin Livinë, zjarri është nën kontroll dhe banesat nuk rrezikohen. Po operohet nga ajri me avion Canadair kroat dhe helikopter i Forcave Ajrore, ndërsa mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë të pozicionuara në gatishmëri rreth fshatit. Mallakastër – Forcat e Armatosura dhe MZSH Mallakastër po punojnë në një zonë ndarëse midis pyllit dhe pronave private për të ulur intensitetin e flakëve. Mirditë – Po ndërhyhet nga ajri me avion Canadair italian dhe nga toka për izolimin e vatrave. Forcat tokësore janë angazhuar maksimalisht për izolimin e zjarreve në të tre bashkitë.