Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori
Pas prezantimit të trajnerit Mlladen Milinkoviç, drejtuesit e Partizanit po përpiqen të sigurojnë shërbimet e lojtarëve që tekniku ka nevojë të përforcohet. Drejtori sportiv i ’’demave’’, Arbër Abilaliaj gjatë prezantimit të teknikut serb u shpreh se ishin shumë pranë firmës me dy lojtarë, ku një prej tyre ishte futbollist kombëtareje. Gazeta sportive, “Panorama Sport” ka bërë të ditur se lojtari që pritet të nënshkruajë me të kuqtë është Rowen Humen, mesfushor i Afrikës së Jugut. Fantazisti pritet të jetë një zëvendësues i denjë i Arinaldo Rrapajt dhe javën tjetër mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Milinkoviç.Në dy sezonet e fundit, Humen bëri mjaft mirë me AmaZulu në elitën e Afrikës së Jugut, duke kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Pasi...