Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Asist me Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha protagonist në kampionat (Video)
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha ka dhuruar një paraqitje pozitive në javën e dytë të kampionatit krotat. Sulmuesi nuk e nisi titullar takimin ndaj Vukovar 1991, por në minutën e 69-të hyri në fushën e blertë, ku i mjaftuan vetëm 8 minuta lojë për të asistuar në golin e tretë për ekipin e Dinamo Zagreb, i cili u shënua nga Kulenovic në të 77-n minutë. Në fund të takimit Hoxha u vlerësua me notën 8.1, ndërsa në krye qëndronte Kulenovic me 8.5. Ndërkohë te skuadra Vukovar 1991 nga minuta e 71-të u aktivizua talenti i Përfaqësueses U-21, Enis Shabani, por pa mundur të lerë gjurmë.