Sezoni i ri në “skanerin” e Capello: Ja dy skuadrat që do të rivalizojnë për titull në Serie A

Sezoni i ri në “skanerin” e Capello: Ja dy skuadrat që do të rivalizojnë për titull në Serie A

Në mikrofonat e “Sky Sport”, Fabio Capello analizoi kampionatin e ardhshëm italian, duke shpjeguar pikëpamjen e tij për merkaton, me tri javë negociata ende përpara. Ai foli kësisoji për nisjen e sezonit të ri të Serie A. Si e sheh Gasperinin te Roma?Ka ide të qarta, kërkon të rinj dhe dëshiron të krijojë. Është një gjë shumë e bukur për t’i dhënë Romës frymë dhe diçka ndryshe. Ai nuk kënaqet me pak, besoj se do të bëjë shumë mirë. A do të ishte Hojlund, sulmuesi i duhur për Milanin?E njoh Hojlund, ka bërë shumë mirë, edhe pse te Manchester United, në një moment mungoi pak, megjithatë bëri gjëra të bukura. Milani do të ishte një sfidë e mirë për të, mendoj që mosha dhe një...