Ndërprerja e sinjalit të News24, reagon Berisha: Sulm ndaj lirisë së medias!

Ndërprerja e sinjalit të News24, reagon Berisha: Sulm ndaj lirisë së medias!

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24 nga autoritetet. Në një reagim të fortë, Berisha e cilësoi këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. “Regjimi ndërpret sinjalin e News24, sulm ndaj lirisë së medias”, shkroi Berisha në Facebook.   Kujtojmë se në kohën kur Berisha ishte president i vendit, ndodhi djegia e redaksisë së gazetës më të madhe të tranzicionit shqiptar Koha Jonë. Me vendim gjykate ky akt ju atribua shtetit të kohës.