GJKKO shtyn seancën për ish-presidentin, ja kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e tij,avokati Beqiri zbërthen…

GJKKO shtyn seancën për ish-presidentin, ja kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e tij,avokati Beqiri zbërthen…

Rigels Seliman Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), shtyu paraditen e kësaj të premte (dje) seancën për shqyrtimin e kërkesës së presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi një masë më të lehtë sigurie. Ky vendim erdhi pasi gjyqtari i gatshëm, Erjon Bani, shpalli moskopetencën për të vendosur lidhur me zëvendësimin e masës së sigurisë së Metës nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”. Në një deklaratë për mediat avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha dje se gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela është me pushime dhe për këtë arsye kërkesa e klientit të tij u mor përsipër nga gjyqtari tjetër i posaçëm, Erjon Bani. Mirëpo duke qenë se ky i fundit nuk ka qenë...