Rrahmani largon euforinë: Do të jetë një sezon i vështirë, por jemi grup i bashkuar

Rrahmani largon euforinë: Do të jetë një sezon i vështirë, por jemi grup i bashkuar

“Këto ditë po bëjmë ende punë fizike, por po insistojmë edhe në aspektin taktik, atë që duhet për t’i përgatitur si duhet ndeshjet, – tha mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, për mikrofonat e “Radio CRC”. Ndeshja Napoli-Brest? Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbulimin e kundërshtarëve, t’i ndjekim më mirë. Duhet të përmirësohemi, të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më kërcënues në sulm. Natyrisht duhet të kemi parasysh lodhjen nga stërvitjet e ashpra gjatë përgatitjeve parasezonale”. Për fazën mbrojtëse, kapiteni i Kosovës nënvizoi më tej: “Varet nga sa jemi të përqendruar, sa të fortë në duele dhe sa presion ushtron skuadra lart. Kur e gjithë skuadra shtyn fort dhe lart, për ne mbrojtësit bëhet më e lehtë”. Disa fjalë për aspektin personal:...