Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Atdheu, liria dhe njeriu në mes
Përkitazi me librin poetik të Besim Muhadrit, “Rekuiem për librat e djegur”, të botuar nga SHB “Jakup Ceraja”, në Prishtinë, në vitin që shkoi. Nga Pal Ndrecaj Besim Muhadri e ka nisur karrierën letrare si poet, pastaj e ka vazhduar me prozë, më pas – si profesor i katedrës së letërsisë – angazhohet në studime e kritikë letrare dhe, kohët e fundit, i është kthyer përsëri poezisë. Kjo veprimtari e larmishme lë të kuptojë për një krijues të formuar nga lexime të llojeve të ndryshme, në fillim ato që i nxit energjia krijuese rinore e pasioni, më vonë ato që çojnë më tej formimin letrar, fusha e prozës, e më pas ato që vijnë si intencë e formimit me dijet shkencore nga disciplina letrare, si...