Policia bllokon ambientet e News 24 dhe Panorama, rrethohet vendi me policë dhe nxirren gazetarët jashtë

Policia bllokon ambientet e News 24 dhe Panorama, rrethohet vendi me policë dhe nxirren gazetarët jashtë

Prët e para të mëngjesit janë bllokuar ambientet e News 24 dhe Panoramës. Sipas njoftimit të medias News 24, policia ka rrethuar godinën e News24 dhe ka ndërprerë me forcë e pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë. Punonjësit janë ndaluar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa publikut i është mohuar qasja në një nga kanalet më të mëdha dhe më të besueshme të informacionit në vend. Ky veprim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që është themel i çdo demokracie. Në një deklaratë për shtyp nga mediat e manjati Irfan Hysenbelliu thuhet se: “Ngjarja e sotme krijon një precedent të rrezikshëm për mbylljen...