BIRN: Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ! Kërkohet largimi i gazetarëve

BIRN: Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ! Kërkohet largimi i gazetarëve

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në ndërtesë, ndërsa kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, për t’ia transferuar kompanisë shtetërore “KAYO”. Panorama gjithashtu raporton se televizionit i është prerë energjia elektrike. Në orën 07:36, sinjali i News 24 u ndërpre. KAYO është një kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, e themeluar në vitin 2024. Në 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon...