“Dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat”, Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike

“Dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat”, Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike. “Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama. Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike. Kujtojmë se hapja e këtij portali u paralajmërua nga kryeministri pak ditë më parë. /vizionplus.tv